Nicola Peltz fshin çdo gjurmë të familjes Beckham nga Instagram-i
Nicola Peltz e nisi vitin 2026 duke pastruar Instagram-in e saj. Aktorja fshiu çdo foto të mbetur të familjes së bashkëshortit të saj, Brooklyn Beckham, nga Instagram-i, përfshirë këtu edhe një urim të veçantë për datëlindjen e Victoria Beckham në 2024.
Kur ajo mbushi 50 vjeç dy vite më parë, Nicola Peltz postoi një foto të tyre së bashku në Instagram, duke shkruar:
“Gëzuar datëlindjen për nënën time të bukur, Victoria Beckham. Të dua shumë dhe më pëlqen të jem gjithmonë partnerja jote e vallëzimit.”
Ky veprim erdhi pak ditë pasi bashkëshorti i saj, Brooklyn Beckham, paralajmëroi prindërit e tij që ta kontaktojnë vetëm përmes avokatëve.
Përplasjet mes Brooklyn dhe Nicola Peltz me familjen Beckham rifilluan në prill të vitit të kaluar, kur vëmendja u përqendrua tek marrëdhënia e tij me të vëllain, Romeo Beckham, pasi u pretendua se e dashura e këtij të fundit ishte në fakt ishte ish-e dashura e Brooklyn.

Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë kur të dy ata munguan në festën e 50-vjetorit të David Beckham në maj 2025. Dramat vazhduan derisa Brooklyn Beckham bllokoi gjithë familjen në Instagram muajin e kaluar.


