75 Mall Live Search
16:05 / E Diele, 25 Qershor 2023 / Gj. Sh

Nicolas Jackson ka kryer testet mjekësore te Chelsea

Ashtu siç është raportuar më parë, Nicolas Jackson, ditën e sotme ka përfunduar testet mjekësore te skuadra e Chelseas.

Sipas gazetarit, Favid Ornstein, 21-vjeçari ka kompletuar me sukses testet mjekësore në Londër, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi senegalez së shpejti pritet të nënshkruaj edhe kontratën pesë vjeçare dhe të zyrtarizohet si futbollist ti Chelseas.

Jackson do të transferohet nga skuadra e Villarealit dhe transferimi i tij do ti kushtojë Chelseas plotë 35 milionë euro./IndeksOnline/