Nicolas Jackson për teste mjekësore në Angli

Nicolas Jackson sot pritet të përfundoj transferimin e tij te skuadra e Chelseas.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi senegalez, ditën e sotme do të kryej testet mjekësore para se të zyrtarizohet te ‘’Blutë” e Londrës, shkruan IndeksOnline.
Chelsea është duke përgatitur kontratat me Villarealin për transferimin e Jackson, në një marrëveshje prej 37 milionë euro.
Nicolas Jackson mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit, qoftë në qendër apo dhe në të dy krahët e fushës, duke e bërë kështu një lojtar tepër të talentuar në repartin ofensiv. Ndërkaq, sezonin që sapo lam pas senegalezi zhvilloi plot 38 paraqitje për “nëndetëset” e verdha në të gjitha kompeticionet, duke shënuar plot 13 gola e duke dhuruar 5 asistime./IndeksOnline/