Nicolas Pepe ateron në Londër, sot do të kryej testet mjekësore te Arsenali
Transferimi i Nicolas Pepes nga Lille te Arsenali pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë.
Mediumi britanik BBC raporton se Pepe tashmë ka ateruar në Londër për të kryer testet mjekësore te Arsenali.
Këta të fundit do të paguajnë 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Bregut të Fildishtë.
Pepe do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të Arsenalit dhe afrikani më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. /Indeksonline/