11:12 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / B O

Nicole Kidman ishte shkaku pse Tom Cruise mungoi në Oscars

Tom Curise nuk u shfaq në Oscars, edhe pse filmi “Top Gun: Maverick” u nominua për disa çmime. Sipas “ET”, ai mungoi sepse ishte i zënë me xhirimet e “Mission: Impossible – Dead Reckoning Part III” në Britaninë e Madhe, ndërsa “Daily Mail” jep një përgjigje që lidhet me dramën: Cruise iu shmang eventit madhështor, sepse në të ishte prezente ish-bashkëshortja e tij, Nicole Kidman.

Sipas zërave, Tom refuzoi të shkonte në Oscars, sepse ish-bashkëshortja e tij ishte atje. Saktësisht, burimi tha: “Tom nuk ishte në Oscars, sepse ajo ishte atje” dhe tani që kujtohemi, Nicole nuk ishte në eventin para-Oscars, ndërkohë që Tom kishte shkuar.

Tom dhe Nicole u ndanë në vitin 2001, pas 12 vitesh martesë dhe normalisht, nuk janë parë më kurrë bashkë. Ata kanë folur shumë pak për divorcin e tyre, pavarësisht thashethemeve të shumta që kanë qarkulluar.

Në vitin 2012, Nicole ka dhënë një intervistë të rrallë dhe është shprehur: “Mendoja se jeta jonë ishte perfekte. M’u desh një kohë shumë e gjatë që të shërohesha. Isha e shokuar”.