19:37 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Nicole me të dashurin e ri dalin hapur në Los Angeles

Ajo njihet për pamjen ‘e freskët’ si dhe zërin e veçantë që ka bërë për vete miliona fansa.

Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger u shfaq zyrtarisht në qilimin e kuq të Golden Globes me lojtarin e ragbit, Thom Evans.

Ata edhe më heret ishin të përfolur me thashetheme të ndryshme rreth një romance midis tyre, transmeton Indeksonline.

Por tashmë ata e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre të dashurisë, duke mos hezituar që të shfaqen hapur në publik duke ja shtrënguar duart njëri tjetrit.

41 vjeçarja  dukej në formë mjaft të mirë, gjatë një darke romantike me të dashurin e saj të ri. /Indeksonline/