75 Mall Live Search
18:48 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Nicole Scherzinger e ‘nxehtë’ nga karantina

Ylli i “Pussy Cat Dolls” është në mes të një jave të pestë të vetë-karantinës pasi shumë vende i përmbahen politikave të rrepta të distancimit shoqëror në luftën kundër koronavirusit.

Përderisa punojmë nga shtëpia paraqet një mundësi të mirë për shumë njerëz që të rrijnë në pizhame e tyre, megjithëse Nicole kishte ide të tjera teksa po përgatitej për një ditë tjetër në zyrën e saj.

Shpërndarja e dy fotografive me 4.4 milionë ndjekësit e saj, e paraqiste 41-vjeçaren në një kostum të mahnitshëm ngjyrë jorgovani, në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Duke shfaqur një model unik të kësaj veshjeje, dukja me stil shërbeu për të nxjerrë në pah fizikun atletik të Nicole.

Këngëtarja amerikane gjithashtu siguroi që ‘make-up-i’ i saj ishte aplikuar në mënyrë të përsosur dhe zgjodhi me kujdes nuanca më të lehta.

“Dukja në karantinë për sot. Duke punuar nga shtëpia”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë imazheve.

Nicole dhe i dashuri i saj britanik, Thom Evans fluturuan në Los Angeles nga aeroporti Gatwick në muajin mars, menjëherë pasi Britania hyri në izolim për shkak të pandemisë.