09:05 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Nigeri: Dasma kthehet në tragjedi, vriten 18 mysafirët e ftuar

Për çiftin e ri kjo mund të ishte ditë e shumë pritur, por doli të jetë dita e fundit për disa nga mysafirët e ftuar në një dasëm në Nigeri.

Disa persona të armatosur kanë vrarë 18 ftuar në një dasmë në Kaduna të Nigerisë Veriore.

“Sulmuesit vranë 18 persona në këtë dasëm dhe plagosen 30 të tjerë, shumica prej tyre ishin të rinj. 15 persona vdiqen në vend, ndërkaq 3 të tjerë në spital”, tha Bege Katuka Ayuba, kreu administrativ i rrethit, shkruan Daily Mail- transmeton IndeksOnline.

S’ishte e qartë menjëherë se kush kish ishin sulmuesit, por kohët e fundit kjo zonë ka qenë vater e dhunës vdekjeprurëse midis barinjve myslimanë Fulani dhe fermerëve etnikë të krishterë. /IndeksOnline/