75 Mall Live Search
11:51 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / MSH

Nigeri/ Përmbytjet përfshinë kopshtin zoologjik, shumë krokodillë e gjarpërinj i bartë uji në lagje

Përmbytjet që shpërthyen në një digë të stërmbushur në Nigerinë Veriore, përfshinë një kopsht zoologjik, duke vrarë shumë e kafshë e plot të tjera duke i bartur nëpër lagje.

Në shtetin e Bornos, një nga zonat më të goditura nga përmbytjet, zyrtarët e kopshtit zoologjik bënë të ditur se kishin vdekur më shumë se 80 për qind e kafshëve të egra, teksa shumë gjarpërinj, struca dhe krokodillë janë bartur prej ujit në lagje.

Një zëdhënës i Agjencisë për Menaxhim të Fatkeqësive tha për CNN-in se po bëhet e pamundur të kapen përsëri këto kafshë, pasi ato paraqesin rrezik për banorët e zonës.

Disa zona në Borno janë përmbytur pasi diga Alau u stërmbush gjatë fundjavës, me reshje të jashtëzakonshme të shiut, duke zhytur në ujë shtëpi e biznese.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) e përshkroi përmbytjen si më të keqen në Maiduguri në 30 vjet.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar ndonjë vdekje njerëzore nga ngjarja, por më shumë se 200 njerëz kanë vdekur në përmbytjet e tjera në të gjithë vendin gjatë javëve të fundit.