75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Nigeria në finalen e Kupës së Afrikës, mposht Afrikën e Jugut pas penalltive

Nigeria është finalistja e parë e Kupës së Afrikës.

Në ndeshjen gjysmëfinale, Nigeria e mposhti Afrikën e Jugut pas ekzekutimit të penalltive me rezultat të përgjithshëm 5-3, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.

Kombëtarja e Nigerisë ishte e para që kaloi në epërsi me golin e William Troost-Ekong, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 67-të.

Afrika e Jugut barazoi shifrat në minutën e 90-të, pasi Teboho Mokoena u tregua i skat nga pika e bardhë.

Koha e rreegullt përfundoi me barazim 1-1, derisa nuk kishte fitues as pas dy pjesëve të vazhdimeve nga 15-minuta.

Në penallti, Nigeria u tregua më e suksesshme duke shënuar katër herë, derisa Afrika e Jugut tre herë.

Në finale, Nigeria e prit fituesin e ndeshjes Bregu i Fildisht – Republika Domenikane e Kongos, e cila nis nga ora 21:00./IndeksOnline/