75 Mall Live Search
23:51 / E Premte, 17 Shtator 2021 / OSH

“Niguez pas përfundimit të merkatos po kontrollonte postimet e Fabrizio Romanos për ta parë nëse transferimi i tij në Chelsea ishte kompletuar”

Një nga transferimet më të bujshëm të ditës së fundit të merkatos padyshim ishte ai i Saul Niguez tek Chelsea.

Ky transferim u kompletua pak minuta para mbylljes së merkatos, transmeton Indeksonline.

Fabrizio Romano në një prononcim në “Twitch” ka zbuluar një detaj interesant nga minutat efundit të merkatos.

“Saul Niguez ishte me shokë të tij në ora 00:20 dhe po kontrollonte postimet e Fabrizio Romanos për ta parë nëse ishte kompletuar transferimi i tij”, tha gazetari i njohur.

Fabrizio Romano tashmë ka krijuar një besueshme tek të gjithë tifozët e futbollit në lidhje me transferimet në futboll./Indeksonline/