16:10 / E Diele, 21 Gusht 2022 / AR

“Nihan” feston ditëlindjen, kaq vite mbushi ylli i serialit “Kara Sevda”

Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagul e njohur me emrin “Nihan” te seriali “Kara Sevda” ditën e sotme ka festuar ditëlindjen.

Si çdo vit edhe kësaj radhe miqtë u kujdesën t’i bëjnë një befasi, shkruan Indeksonline.

Në Instagram ka publikuar disa imazhe e video nga ambienti në të cilin ka festuar duke falënderuar të gjithë për urimet e ditëlindjes. Gjithashtu shtoi se ndihet me fat që rrethohet nga personat të tillë.

Ndryshe, bukuroshja ditën e sotme ka mbushur plot 30 vite jetë./Indeksonline/