Nijazi Thaqi flet për reduktimet e energjisë elektrike, thotë se nuk është përgjegjësi e KEK-ut
Nijazi Thaqi, Drejtori Menaxhues i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës iu është drejtuar qytetarëve të vendit për shkak të thirrjeve të shumta dhe mesazheve që tha se iu bënë për mungesën e energjisë elektrike.
Thaqi tha se ndjen për obligim të tregojë se sa i përket obligimeve të KEK-ut dhe sa janë kapacitetet prodhuese.

Tutje ai tha se KEK-u ka për obligim prodhimin e energjisë elektrike dhe se kapacitetet maksimale të termocentraleve që i kanë në dispozicion për rrjet janë 800 Megavat orë për Energji Elektrike, transmeton Indeksonline.
Tutje i pari i KEK-ut tha se sa i përket reduktimeve për të cilat po drejtohen ankesat dhe pyetjet nuk mund të jepet asnjë përgjegjësi nga këta të fundit, pasi nuk është përgjegjësi e tyre.
Postimi i plotë:
Te nderuar qytetar,
Per shkak te thirrjeve te shumta dhe mesazheve qe po me dergoni po e ndjej obligim te ndaj me ju informatat sa i perket obligimeve te KEK-ut dhe sa jane kapacitetet tona prodhuese.
E kemi sqaruar shume here dhe po e perserisim,
KEK-u ka obligim prodhimin e energjise elektrike.
Kapacitetet maksimale te termocentraleve tona qe i kemi ne dispozion per rrjet jane 800 Megavat Ore Energji Elektrike.
Nga data 13 dhjetor, KEK-u eshte duke prodhuar me kapacitete te plota, pra prodhimin e kemi 800 MW/h per rrjet dhe nevojat e brendeshme qe aktualisht eshte rreth 870 MW/h.
Ky eshte obligimi jone dhe kete jemi duke e permbushur me pergjegjesi te larte dhe me nje angazhim maksimal te te gjithe punetoreve te Korporates.
Sa i perket reduktimeve per te cilat po na drejtoni ankesa dhe pyetje nuk mund te japim asnje pergjigje per shkak se nuk eshte pergjegjesi e jona.
Me poshte mund te shihni prodhimin sakt se jemi ne prodhim ne keto momente.
Faleminderit per mirekuptim!





