75 Mall Live Search
12:16 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / AR

Nika hedh akuza për abuzim seksual ndaj Samrës: Më ka shfrytëzuar edhe pse i kam thënë JO!

Dje, Nika, publikoi një postim në profilin e saj në Instagram, ku ka bërë akuza për abuzim dhe dhunë seksuale kundër reperit Samra.

Ajo përshkruan se si e kaloi kohën me Samrën në një studio në Brandenburg, transmeton Indeksonline.

Samra më të cilin kishte punuar në një dhomë të incizimit më pas e kishte dërguar në shtrat.

Reperi kishte mbyllur derën dhe kishte kryer veprime seksuale ndaj Nikës, megjithëse i kishte thënë ‘Jo’ disa herë.

“Më ka shfrytëzuar edhe pse i kam thënë JO!”, u shpreh ajo.

Ky incident ka ndodhur verën e kaluar. Nika gjithashtu njoftoi dje se gratë e tjera që kanë pasur këso përvojave me të e kishin kontaktuar.

Në këtë kontekst, duket theksuar se deklaratat e Nikës janë  ende të pakonfirmuara.

I është kërkuar nga ‘Universal Mucis’ të jepte një deklaratë në lidhje se çfarë kishte ndodhur me dyshen.

Nëse do të ketë ndonjë reagim, sigurisht që do të publikohet përmes rrjeteve sociale./Indeksonline/