Nikli rikthehet te fitorja, mposht Flamurtarin
Feronikeli ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës.
Në ndeshjen që u zhvillua në “Rexhep Rexhepi”, skuadra nga Drenasi ishte dominuese.
Të dy golat për Niklin i ka shënuar Mendurim Hoti, shkruan Indeksonline.
Hoti fillimisht realizoi në minutën e 39-të dhe më pas në minutën e 50-të të ndeshjes.
Golin e vetëm për Flamurtarin e realizoi Shend Kelmendi në minutën e 72-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Nikli ngjitet në pozitën e tretë me 9 pikë, derisa Flamurtari mbetet në pozitën e gjashtë me 7 pikë. /IndeksOnline/