75 Mall Live Search
14:56 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / FR

Nimanbegu pas vizitës së Osmanit: Populli dhe institucionet e Kosovës do mbeten rruga e ngritjes intelektuale, kulturore e turistike – ju jemi mirënjohes

Kryetari i Ulqinit, Genc Nimanbegun gjatë ditës së sotme ka pritur në takim presidenten Vjosa Osmani Ambasadoren e Kosovës në Mal të Zi Shkelqësinë e saj Znj. Ariana Zherka Hoxha si dhe Shefën e Kabinetit të Presidentës Learta Hollaj.

Kryetari Nimanbegu e falenderoj Znj. Osmani për vizitën e saj në qytetin e Ulqinit.

“Për ne populli i Kosovës dhe institucionet e Kosovës kanë qene , janë dhe do mbeten rruga e ngritjes intelektuale , kulturore e turistike për të cilën ju jemi mirënjohes të përjetshëm.

Rruga jonë e përbashkët e dy shteteve tona Kosovë – Mali i Zi drejtë integrimeve evropiane, marrëdheniet e mira ndërshtetërore, thellimi i bashkëpunimit në nivele të ndryshme do jetë motoja  mbi të cilat do i ndërtoj politikat e institucionit që unë drejtoj”, ka thënë Nimanbegu.

Ndërsa ka bërë të ditur se në këtë takim morën pjesë edhe Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi Fatmir Gjeka , Nënkryetari i Komunës Sabri Salaj dhe Drejtori i Organizatës Turistike Qazim Hoxhiq.