Nimani kritikon Kurtin: Kryeministër pa ndjeshmëri, festë e VV-së në Gjakovë, ndërsa qyteti vajton fëmijët e tij

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani, i cili garon me numrin 25 ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me festë në Gjakovë, anipse po atë ditë kjo komunë u trondit nga një tragjedi ku humbën jetën 3 fëmijë.
Nimani ka drejtuar kritika të mëdha ndaj Kurtit.
“A ke fije morali, a ke ndjeshmëri njerëzore? Apo thjesht je i humbur pas humbjes?”, ka shkruar Nimani.
Postimi i plotë: