Nipi ankohet në Policinë e Dragashit: Xhaxhai më goditi me gyp uji!

Një person është ankuar në Stacionin e Policisë në Dragash pasi, sipas tij, xhaxhai pasi një zënke që kishin e kishte goditur me gyp uji.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/