Nipi gjuan me armë në një aheng në Drenas, intervenon policia

Mbrëmë rreth ora 23:00, Policia e Kosovës ka ndërhyre në një aheng familjar në fshatin Poklek i ri komuna e Drenasit, ku ka pasur të shtëna me arme zjarri, transmeton “Indeksonline”
Njësite policore të patrullës kane dale ne vendin e ngjarjes dhe e kane kontaktuar me organizatorin e ahengut, i cili ka pranuar se me arme me gas ka gjuajtur nipi i tyre S. H. nga Fsh. Carallukë-Malishevë.
Policia ne vendin e ngjarjes ka sekuestruar një pistolete me gas, një karikator si dhe katër gëzhoja të cilat dyshohet të jenë të kësaj arme.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/