22:52 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nipi i Adolf Hitlerit e quan Trumpin gënjeshtar

Pasardhësi më i vjetër i Adolf Hitlerit ka thyer heshtjen e tij gjatë dhjetëvjeçare për të dhënë pikëpamjen e tij mbi Donald Trump dhe Angela Merkel.

Alexander Stuart Houston është nipi i madh i diktatorit nazist, por familja e tij pushoi të përdorë mbiemrin famëkeq pas Luftës së Dytë Botërore.

Aleksandri dhe dy vëllezërit e tij të mbijetuar Brian dhe Louis, kanë mbajtur heshtje dhe kanë refuzuar të gjitha intervistat.

Megjithatë, 68-vjeçari ka folur për herë të parë nga shtëpia e tij në Patchogue, Long Island, nga Neë York, për tabloidin gjerman Bild.

Votuesi republikan, emri i mesit i të cilit është Adolf i tha gazetës që ai mendonte se Trump ishte një “gënjeshtar”, por tha se ai ishte një tifoz i kancelares gjermane Merkel.

Ai tha për Bild: “Personi i fundit që unë do të thoja dhe admiroj është Donald Trump, ai nuk është aspak një nga të preferuarat e mia”. / Indeksonline /.