75 Mall Live Search
14:13 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / LB

Nipi i atdhetarit Nuredin Gubetini kandidat i PDK-së për kuvendin komunal

Xhon Gubetini, është kandidat për kuvendin komunal në Vushtrri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

I riu nga Nadakofci i Vushtrrisë,  është nipi i Nuredin Gubetinit, atdhetarit dhe veprimtarit të njohur, i dekoruar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me “Urdhërin e Lirisë”.

Xhaxhai i tij, veprimtari i njohur, shqiptar Gubetini thotë se ndjehet krenar teksa sheh nipin e tij duke ndjekur gjurmët e një trashëgime të madhe familjare, me rrënjë në atdhedashuri, sakrificë dhe ndershmëri.

“Xhoni po hyn në garën për asamblenë e Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, krah kryetarit Ferit Idrizi, jo për t’u dukur, por për të shërbyer. Ai mbart virtytet e gjyshit të tij, Nuredin Gubetinit – burrit që nuk iu nënshtrua kurrë padrejtësisë – dhe i kthen ato në energji, vizion dhe përkushtim për qytetin tonë. Vushtrria ka nevojë për të rinj si Xhoni: të ndershëm, punëtorë dhe të vendosur për të bërë ndryshimin. Krenar për ty, Xhon”, ka shkruar ndër të tjera, Shqiptar Gubetini.