75 Mall Live Search
21:40 / E Enjte, 15 Gusht 2024 / G T

Nipi i Blerimit konfirmon që Blerimi është në Kosovë dhe shëndoshë e mirë

Blerim Ramadan i cili të mërkurën është arratisur nga Maqedonia Veriore, pas arrestimit me urdhërarrest të Serbisë është në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar nipi i tij

Ish ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, është arratisur nga “arresti shtëpiak” ku po qëndronte në Maqedoni të Veriut.

Ky veprim i Ramadanit, dyshohet se vjen meqë të njëjtit të enjten i është ndryshuar masa e sigurisë, që nënkuptonte rikthimin e tij në paraburgim.

Ramadani, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Interpolit nga Serbia, më 17 korrik 2024 u arrestua në pikën kufitare të Jazhincë dhe u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues.

Autoritetet serbe e akuzojnë Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes verën e vitit 1999.