21:31 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nipi i dëshmorit Edmond Hoxha, ushtari i ri i Kosovës!

Tranfsormimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës i janë gëzuar shqiptarët gjithandej.

Por, më së shumti këtij procesi sigurisht që i janë gëzuar ata që shërbejnë brenda këtij institucioni, ata që në të ardhmen do të shërbejnë kudo në botë për paqe e stabilitet.

Drilon Rama, është oficer i FSK-së tash e sa vite, i njëjti padyshim që po i gëzohet evoluimit në Ushtri.

Vlen të përmendim faktin se Driloni është nipi i dëshmorit Edmond Hoxha, i cili dha jetën e tij për lirinë që ne sot gëzojmë.

I njëjti ka përfunduar me shumë sukses edhe Akademinë Ushtarake, gjë e cila tregon edhe më shumë për përgatitjet e tij profesionale.

29 vjeçari, është mëse i gatshëm të jap kontributin e tij gjithandej ku ka trazira, derisa krahas tij do të jenë edhe 8 mijë ushtarë të tjerë! /Indeksonline/