Nipi i Hamëz Jasharit bën “betimin” e ushtarit të UÇK-së

Blerimi, djali i ish-kryetarit të Skenderajt Bekim Jashari, ka performuar në një shfaqje për nder të 15 dhjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai bëri betimin e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ashtu siç ishin betuar dhe nisur rrugën e lirisë gjyshi i tij, Hamza dhe xhaxhai i babait të tij, Ademi.
“Mishërimi i vlerave tona kombëtare dhe atdhedashurisë te fëmijët dhe gjeneratat që vijnë është obligimi ynë shtetëror e individual”, tha Jashari.
Sakrifica e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, është e njohur botërisht.
Për liri dhe pavarësi u flijuan pothuajse krejt familja.