75 Mall Live Search
10:55 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / G T

Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani bëhet me ekip të ri: Së shpejti meçi i radhës…!

Kampioni aktual gjerman (BDB) në peshën gjysmë të rëndë, Ardian Krasniqi nga Rottweil, tani është pjesë e Primetime Promotion!

Krasniqi, nip i Luan Krasniqit pritet që të ardhmen të synojë edhe titullin botëror, shkruan Indeksonline

Nga Primetime Promotion, e cilësojnë këtë marrëveshje si të jashtëzakonshme dhe gjatë ditëve në vijim do të mësohet edhe meçi i ardhshëm i boksierit shqiptar.

May be an image of 4 people, beard, suit and text

“Ne jemi të lumtur të mirëpresim nipin e ish-kampionit evropian dhe nënkampionit botëror Luan Krasniqi!

“Jemi të sigurt se Ardiani, me potencialin, talentin dhe bazën e tij të pabesueshme të tifozëve, do të bëjë që arenat e Gjermanisë të dridhen përsëri! Lajmet për ndeshjet do të vijnë shumë shpejt, deri atëherë, qëndroni në pritje”, thonë kryesuesit e ekipit Primetime.

Kujtojmë që 27-vjeçari gjatë karrierës në boksin profesionist, ka zhvilluar nëntë meçe dhe ka shënuar nëntë fitore (të gjitha me nokaut)./Indeksonline/