Nipi i Muhamed Alisë në hapat e gjyshit, në gusht do të bëjë debutimin në boksin profesionist

Nipi i Muhamed Alisë, Nico Ali Walsh do të ndjek hapat e gjyshit të tij të ndjerë.
20 vjeçari, djali i vajzës së “The Greatest”, Rasheda Ali Walsh ka nënshkruar marrëveshje promovuese me grupin Top Rank të Bob Arum.
Ai ka zhvilluar rreth 30 duele amatere derisa me 14 gusht do të debutoj në boksin profesionist në katër runde në peshat e mesme.

Ali Walsh ka marrë gjithashtu trajnerin e Tyson Fury, SugarHill Steward, si pjesë e ekipit të tij të trajnerëve, ndërsa ish-boksieri dhe artisti aktual Richard T. Slone, i cili ishte trajnuar nga Joe Frazier, do të jetë trajneri i tij. /IndeksOnline/
