20:16 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nipi vret gjyshen 66 vjeçare

Në pasditen e sotme në Draçevë të Shkupit është vrarë me thikë një grua 66-vjeçare nga nipi i saj.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se vrasja ka ndodhur në rrugën “Anton Dimitov”, në shtëpinë e vrasësit, të cilin policia e ka arrestuar.

Siç njofton Alsat, autoritetet e hetuesve kanë njoftuar se i dyshuari për kryerjen e krimit ështëA.R. 20 vjeçar.

Policia ka njoftuar se do të jep më shumë informata, pas përfundimit të inspektimit në terren dhe pas marrjes në pyetje të të arrestuarit.