75 Mall Live Search
10:30 / E Hënë, 01 Janar 2024 / B O

Nis afati kalimtar, Sevilla i merr një futbollist Interit

Sot zyrtarisht ka nisur afati kalimtar dimëror. Sevilla është afër të bëj menjëherë lëvizjen e parë në merkato.

Skuadra e njohur spanjolle ka arritur marrëveshje me Interin për huazimin e Agoume.

Mesfushori kamerunas ishte i huazuar te Troyes në Francë ku ka treguar formë të lartë. Sevilla prej ditësh po negocion me Interin dhe gjithçka është gati për të shpallur nënshkrimin e tyre të parë.

Ai do të zinte vendin e lënë nga Fernando Reges që u largua më parë./Indeksonline/