Nis aksioni për pastrimin e qytetit të gjelbër

Sot ka filluar aksioni për pastrimin e ambientit kudo në Komunën e Suharekës.
Aksioni ka nis qysh në ora 8 të mëngjesit, raporton Indeksonline.
Kryetari Bali Muharremaj ka ndarë foto në profilin e tij në Facebook, ku shihet pranë zyrtarëve policor dhe drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit, Visar Kuçit.

Muharremaj vazhdimisht ka insistuar që Suhareka do të mbetet qyteti më i gjelbërt dhe më i pastër në Kosovë./Indeksonline/
