75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 03 Tetor 2025 / SH

Nis aksioni për shpëtimin e bagëtisë së një blegtori në bjeshkën e Istogut (Pamje)

Blegtori Sejdi Rexhaj nga Cërrca e Istogut ka mbetur me bagëti në bjeshkën “Gurrat e Bardha” në Istog. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e reshjeve të borës në bjeshkë, gjë që ka bllokuar zdirgjjen e dhjetëra krerë bagëtish nga atje.

Një aksion është ndërmarrë menjëherë në Istog të cilit i janë përgjigjur edhe bizneset.

Ish-deputeti Gani Dreshaj ka nisur një ekip për të ndihmuar blegtorin Rexhaj.

Edhe Komuna e Istogut i është përgjigjur rastit dhe bashkë me Drejtorinë për Emergjenca kanë nisur një ekip për të ndihmuar aksionin.

“Që në orët e para të mëngjesit kam angazhuar ekipet emergjente për t’u dalë në ndihmë bjeshkatarëve dhe fermerëve tanë që janë bllokuar nga bora në bjeshkët tona.Ekipet tona janë në terren, duke u kujdesur që çdo bjeshkatar të marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa ofrojnë mbështetje edhe për bagëtitë e tyre.Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.Bashkë do të jemi në secilën sfidë” shkruan kryetari Ilir Ferati në njoftim.

Situatën e ka vështirësuar era që po fryen dhe krijimi i smeteve të borës si pasojë e reshjeve të borës./Indeksonline/