Nis asfaltimi i pesë akseve rrugore në Moglicë, Gjini: Hap pas hapi, po e ndërtojmë një Gjakovë me infrastrukturë më të fortë

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka bërë të ditur se sot ka filluar asfaltimi i 5 akseve rrugore me gjatësi prej 1,300 metrash, bashkë me ndërtimin e kanalit për ujërat atmosferikë në fshatin Moglicë.
Projekt ky i cili ka një vlerë prej 118,121 eurosh.
Gjini ka thënë se hap pas hapi po e ndërtojnë komunën të cilën ai e udhëheq me një infrastruktur më të fortë, duke u krijuar kështu dhe mundësi më të mëdha për fshatrat.
“Përveç bukurisë natyrore që e karakterizon, fshati Moglicë po merr edhe një dimension të ri – përmirësimin e infrastrukturës! Sot nisëm një projekt që e ndryshon përditshmërinë e këtij fshati: asfaltimin e 5 akseve rrugore me gjatësi totale 1,300 metra, bashkë me ndërtimin e kanalit për ujërat atmosferikë. Vlera e investimit: 118,121 €.Hap pas hapi, po ndërtojmë një Gjakovë me infrastrukturë më të fortë dhe me fshatra që afrohen edhe më shumë me mundësitë”, ka thënë Gjini./Indeksonline/