Nis asfaltimi i rrugës “Agim Ramadani”, në Prishtinë

Sot kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Agim Ramadani”, në kryeqytet.

Punimet kanë nisur nga rruga “Arkitekt Karl Gega”, deri tek udhëkryqi i rrugës “Bajram Kelmendi dhe kahutjetër prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega”, deri tek udhëkryqi i rrugës “Qamil Hoxha”.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, punimet do të vazhdojnë dhe pritet të përfundojnë sipas planifikimeve.


