Nis asfaltimi i rrugës për në bjeshkët e Istogut, si në “alpet austriake”

Gani Dreshaj sapo ka njoftuar nisjen e asfaltimit në rrugët e bjeshkëve të Istogut. Ish-deputeti e ka falënderuar Qeverinë Haradinaj për këtë projekt ndërsa ka shprehur mirënjohjen për përfundimin e projektit.
“Një nga planet dhe synimet jetësore ishte kjo që sot po bëhet realitet. Asfaltimi i rrugës për Lugun e Butë sapo ka filluar dhe do të përfundoi së shpejti.
Faleminderit Qeverisë Haradinaj për nisjen e këtij projekti madhor dhe faleminderit Qeverisë Kurti për finalizimin e suksesshëm.

Ky projekt është madhor për të gjithë qytetarët, për Istogun, për Kosoven, për të ardhmen.
E gëzofshim për jetë e mot” shkruan Dreshaj në njoftim./Indeksonline/


