Nis asfaltimi i rrugës Prishtinë-Podujevë/ Durmishi: S’ka më fillime të ndërtimit të rrugëve pa vendime të shpronësimit

Ka filluar dje asfaltimi i një segmenti të rrugës Prishtinë-Podujevë. E që punimet po zhvillohen ende ka njoftuar sot zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
“Po punohet me intensitet të lartë në rrugën Prishtinë – Podujevë. Shumë shpejtë do të fillojmë procedurat e prokurimit për të gjitha llotot deri në hyrje të Prishtinës. E kemi përgatitur elaboratin e shpronësimit për komplet rrugën dhe këto ditë dërgohet në Qeveri të Kosovës për miratim”, ka thënë Durmishi.
Ai ka njoftuar se nuk do të ketë më fillime të ndërtimit të rrugëve pa vendime të shpronësimit.
“Kësisoj po sigurohemi që të mos kemi pengesa e vonesa gjatë realizimit të punimeve”, ka thënë ai./IndeksOnline/
