75 Mall Live Search
10:56 / E Premte, 20 Qershor 2025 / S Z

Nis asfaltimi i segmentit të parë në autostradën Prishtinë-Pejë

Ka filluar asfaltimi i segmentit Dollc-Pejë, si pjesë e zgjerimit të rrugës nacionale, Prishtinë-Pejë.

Kushtrim Lika, inxhinieri i kompanisë “Lika”, e cila po i kryen punimet në këtë pjesë të rrugës ka thënë se asfaltimi kësaj pjese  ka filluar.

Ndërsa ka thënë se asfaltimi i kësaj pjese të rrugës pritet të përfundojë  kah mesi i muajit korrik.

“Jemi duke e ndërtu dhe një mbikalim dhe ai merr kohë nja 15- 20 ditë. Është dhe një pjesë tjetër që do të asfaltohet dhe nga mesi i muajit korrik, besoj do të përfundojmë , nëse shkon gjithçka mirë sipas planit rruga pritet të përfundoj kah mesi i muajit të ardhshëm”, tha ai./Indeksonline/