75 Mall Live Search
17:04 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / A. M.

Nis asfaltimi i shtresës së dytë në segmentin Dollc–Pejë, pjesë e rrugës nacionale Pejë-Prishtinë

Sot ka filluar asfaltimi i shtresës së dytë në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, konkretisht në segmentin Dollc-Pejë, një nga pjesët më të rëndësishme të këtij aksit rrugor.

Kësisoj, punimet po zhvillohen me intensitet të shtuar dhe pritet që kjo fazë të përfundojë brenda afateve të përcaktuara.

Asfaltimi i shtresës së dytë është pjesë e fazës përfundimtare të rehabilitimit të rrugës, e cila ka qenë prej kohësh një kërkesë e banorëve dhe përdoruesve të përditshëm të këtij drejtimi.

Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm për zhvillimin rajonal, duke lidhur më shpejt dhe më sigurt qytetet kryesore të Kosovës. /Indeksonline/