Nis Botërori i Klubeve, kjo është ndeshja hapëse

Na ndajnë edhe pak orë nga fillimi i Botërorit të Klubeve.
32 skuadra nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në këtë garë, ku do të luftojnë për t’u shpallur si skuadra më mirë në botë.
Ndeshja hapëse pritet të jetë ajo midis Al-Ahlyt dhe Inter Miamit të Lionel Messit.

Kampioni aktual në këtë garë është Manchester City, e cila e fitoi Botërorin e Klubeve në vitin 2023, në formatin e vjetër.
Kujtojmë se ndeshja mes Al-Ahlyt dhe Inter Miamit, do të zhvillohet në “Hard Rock Stadium” të Miamit, pas mesnatës në orën tonë lokale./IndeksOnline/