Nis ceremonia e FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së
Ka filluar ceremonia e FSK-së për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shënimi i kësaj ceremonie është duke u zhvilluar në kazermën ‘Adem Jashari’, raporton Indeksonline.

Ky aktivitet mbahet nën organizmin e Qeverisë së Kosovës, ndërsa të pranishëm janë shumë figura të rëndësishme të vendit, e fëmijë të shumtë që sigurisht janë e ardhmja e Kosovës.
Duhet përkujtuar që Epopeja e UÇK-së mbahet më 5,6 dhe 7 mars për nder të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij në vitin 1998 në Prekaz të Skenderajt./Indeksonline/









