75 Mall Live Search
09:48 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / Blerim

Nis debati i madh/ Kush është ‘GOAT-i’ i sportit!?

Tom Brady ka bërë më shumë se histori në fitoren në Super Bowl 55.

Qendërmbrojtësi i Tampa Bay Buccaneers, vulosi titullin e tij të shtatë në Super Bowl, duke u bërë lojtari historik me 7 tituj në moshën 43-vjeçare, shkruan IndeksOnline.

Pas finales, menjëherë kanë filluar debatet se kush është atleti më i mirë!

Disa thonë se Tom Brady është i paprekshëm, e dikush tjetër thotë se Michael Jordani.

Por, ka edhe prej atyre që thonë se atleti më i madh historik është Serena Williams, teniserja amerikane, kjo e fundit ka 23 tituj të Grand Slams.

Tema për atletin më të mirë, ka nxitur shumë reagime. Por, ka edhe nga tifozët e boksit që mendojnë se legjenda e sportit është Floyd Maywather me 50 fitore dhe asnjë humbje.

Po për ju, kush është “GOAT”-i i sportit?!