Nis dekorimi i shesheve në Prishtinë, ‘vishen’ kaltër e verdhë
Në prag të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka nisur dekorimi i shesheve të Prishtinës, ku po bëhet vendosja e flamujve të Kosovës.


17 shkurti pritet ta gjejë Kosovën të veshur kaltër e verdhë, ndërsa shumica e komunave në vend kanë paralajmëruar edhe aktivitete të ndryshme kulturore për shënimin e festës së Pavarësisë.
