75 Mall Live Search
09:19 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / AR

Nis ekzaminimi i veturës që u gjet e djegur në Mitrovicë, deklarohet Policia

Nga Policia e Kosovës janë deklaruar për veturën që u gjet e djegur në fshatin Vinarc të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti për Indeksonline njofton se informacioni për djegien e veturës është pranuar mbrëmë rreth orës 23:50.

Lidhur me këtë rast tashmë kanë nisur procedurat e ekzaminimit.

“Mbrëmë rreth orës 23:50, është raportuar se në fshatin Vinarc të Mitrovicës, një veturë është kapluar nga zjarri. Me autorizim të prokurorit hetusit policor kan nisur procedurat e ekzaminimit”, tha Zaiti.

Më poshtë pamje nga vendngjarja: