Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Një ditë pasi kabineti i propozuar nga ai, mori besimin e deputetëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur me emërimin e zëvendësministrave të rinj.
Zëvendësministrja e parë që është emëruar nga Kurti është Daulina Osmani, raporon IndeksOnline.
Ajo është emëruar Zëvendësministre e Sportit në Qeverinë ‘Kurti 3’.
Postimi i plotë i Osmanit:
Sot u riemërova edhe për një mandat si Zëvendësministre e Sportit në Qeverinë Kurti 3.
Është nder të vazhdoj këtë përgjegjësi me besimin e Kryeministrit Albin Kurti.
Kjo detyrë, mbi të gjitha, është përgjegjësi për të vazhduar punën tonë të përbashkët drejt zhvillimit të sportit. Angazhimi im do të vazhdoj për sport të drejtë, për talentin dhe meritorët.
Me përkushtim, integritet dhe shumë punë, vazhdojmë para.

