Nis epoka Arbeloa-s te Real Madridi
Alvaro Arbeloa ka bërë sot stërvitjen e parë me Real Madridin.
Trajneri i ri ka mbledhur lojtarët në “Valldebebas” ku do të vijojë punën si zëvendësues i Xabi Alonsos.
“Gegenpressing” është stili që Arbeloa do të tentojë të fusë te Reali, loja që dikur Klopp e bënte te Liverpooli.
Pikërisht Klopp është idoli i Arbeloas si trajner.
Atmosfera në skuadër do të jetë sfida e parë e trajnerit të ri, duke e pasur parasysh se ekipi ka probleme të brendshme me të cilat është përballur edhe Alonso.
Arbeloa do të debutojë nesër ndaj Albacetes në ndeshjen e kupës./Indeksonline/

