75 Mall Live Search
13:31 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / B O

Nis epoka e Xavit, rikthehet posedimi, tiki-taka dhe presioni në lojë të Barça

Xavi Hernández tashmë sundon në Barcelonë. Trajneri i Barçës drejtoi seancën e tij të parë në pozicionin e ri.

Xavi dha shembull të mirë në ditën e parë si trajner i Barcelonës ngase ka arritur në ambientet e skuadtës plot dy orë e gjysmë më herët.

Xavi ka njoftuar lojtarët e tij se do të aplikohen rregulla të reja dhe disiplinë strikte për të performuar në nivelin më të lartë, shkruan Indeksonline.

Iñaki Peña, Neto, Mingueza, Umtiti, Riqui Puig dhe Luuk de Jong ishin futbollistët që Xavi ka patur në dispozicion në stërvitjen e parë.

Xavi ka njoftuar skuadrën se tani e tutje vaktet e ushqimeve do të jenë të përbashkëta, për të kontrolluar ngrënien.

Trajneri i ri është i vendosur që të fus si sistem loje posedimin, presionin e lartë të lojës dhe karakterin e fuqishëm në skuadër./Indeksonlline/