10:59 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / MSH

Nis evakuimi i pacientëve nga spitali Al- Shifa

Katërmbëdhjetë ambulanca kanë mbërritur në spitalin al Shifa për të evakuuar pacientët, ka thënë Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe.

Organizata nuk tha se ku do të dërgoheshin pacientët, por duke marrë parasysh evakuimet e mëparshme ata janë transportuar në objektet në jug të Gazës.

Forcat izraelite pushtuan al Shifa javën e kaluar, duke pretenduar se Hamasi po e përdorte atë për operacionin e tij ushtarak , një akuzë që grupi militant e ka mohuar.

Luftimet e ashpra shpërthyen në spital, i cili ishte detyruar të ndërpriste të gjitha operacionet, përpara bastisjes izraelite, duke lënë qindra njerëz të bllokuar brenda.

Gjatë fundjavës, 31 foshnja u evakuuan nga spitali dhe u dërguan në spitalin e Emirateve në jug të rajonit.

Prej aty 28 prej tyre u dërguan për mjekim në Egjipt.