Nis festa e Interit, shkon në pushim me dy gola epërsi

Skuadra e Interit është shumë pranë kualifikimit në raundin e eliminimit direkt në Champions League.
Zikaltërit kanë shkuar në pushim me rezultat 2-0 ndaj Viktoria Plzen, shkruan IndeksOnline.
Henrikh Mkhitaryan kaloi Interin në epërsi në minutën e 35-të.
Pas shtatë minutave, Edin Dzeko dyfishoi rezultatin pas një aksioni fantastik të nisur nga Barellella dhe asistimit të Dimarcos./IndeksOnline/