75 Mall Live Search
23:27 / E Martë, 02 Korrik 2024 / MSH

Nis festa me tupana në këtë qytet të Kosovës, për fitoren e Turqisë (Pamje)

Turqia ka mposhtur me rezultat 1 me 2 Austrinë, për të avancuar tutje në EURO 2024.

Kombëtarja turke triumfoi bindshëm ndaj austriakëve, teksa golashënues i të dy golave ishte Merih Demiral, shkruan Indeksonline.

Për të ndjekur këtë ndeshje, qytetarë turq u mblodhën në sheshin e komunës së Mamushës.

Padyshim që ky kualifikim historik u shoqërua me valle, tupana e surle.

Në çerekfinale të kampionatit europian, Turqia do të ballafaqohet me Holandën.

Indeksonline ju sjell pamje nga atmosfera në Mamushë: