Nis festa pas zgjedhjes së Osmanit presidente

Pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente të Kosovës ka filluar festa, shkruan Indeksonline.
Kështu u bë e ditur nga deputeti, Haxhi Avdyli.
Ai ndau një fotografi në Facebook, teksa shihen liderët e shtetit duke festuar pas zgjedhjes së presidentes.
“Bashkë me Kryeministrin Kurti, Zv kryeministren Gërvalla, Kryetarin e Kuvendit Konjufca, ministra e deputetë, duke uruar detyrën Presidentes Vjosa Osmani. Ditë e mirë për demokracinë. Kosova kompleton sukseshëm institucionet e saj, dhe hyn në fazën e stabilitetit”, ka shkruar Avdyli.