Nis festa për Ushtrinë në kryeqytet
Qytetarët e Republikës së Kosovës sot po përjetojnë një gëzim të madh dhe të shumëpritur.
Pas votimit në Ushtrisë në Kuvend të Kosovës, qytetarët menjëherë kanë nisur të festojnë, raporton Indeksonline.

Ata janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës dhe po vallëzojnë nën tingujt e muzikës.
Kjo atmosferë po mbizotëron edhe në disa komuna tjera të Kosovës.
Kujtojmë se nga ora 17:00 do të mbahet ceremonia e parakalimit të pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës. /Indeksonline/






