20:39 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / Gj. Sh

Nis “Festivali i Këngës”, pamje nga tapeti i kuq

Nis transmetimi i Festivalit të Këngës të Radiotelevizionit të Kosovës.

Nga tapeti i kuq i vendosur mbi platonë e Pallatit të Rinisë moderatorët e transmetuesit publik po përcjellin energjinë e atmosferës nga edicioni i parë i këtij festivali.

Festivali i Këngës po transmetohet në RTK 1, RTK 2 , Radio Kosovë, uebfaqen rtklive, Radio Televizionin e Shqipërisë dhe Radio Televizionin e Maqedonisë së Veriut.

Tetëmbëdhjetë këngëtarë/bende janë përzgjedhur që të marrin pjesë në netët finale të Festivalit të parë të Këngës, të organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.

Ato janë vlerësuar për diversitetin e zhanreve të ndryshme. InorgA me këngën “Shumë herë më nervozojnë”, Albin me “Ajo”, Bana Zahiti me “Dukat”, La Fazani me “Oj Kosovë”, Arjela Krasniqi me “Emri grua”, Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”, Vjosa Shehu me “Vetes”, Angus Dei me “Një zemër për dy”, Ermal Demiri me “Merri”, Franc Koruni me “Shqip”, Mentor Mripa me “Po ju rrëfehem”, Neki Emra me “Heroi im”, Nita Latifi me “Marrëzi”, Saranda Alija me “Mendj ku je”, Teuta Statovci me “Sekreti i tij”, Urban Band me “Ëndrrat s’kanë faj”, Klea Dina me “Trenat” dhe Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet” do të prezantohen në Festivalin e Këngës.